Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 1-vjetorin e manifestimit të 2 marsit, tubimit popullor të thirrur prej tij në bulevardin “Nënë Tereza”.
Kreu i shtetit falënderon të gjithë shqiptarët që iu përgjigjen thirrjes së tij për atë që ai e konsideron si mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit të shtetit.
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! Pranvera kuqezi po vjen!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.
Një ditë më parë presidenti Meta tha se nëse kryeministri Edi Rama merr 71 mandate pa prekur votën e popullit do të japë menjëherë dorëheqjen