Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video me momentet më kulmore të manifestimit të mbajtur 1 vit më parë në mbrojtje të Kushtetutës. Kreu i shtetit shprehet se marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.
“Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij