“Një qeveri që kujdeset për njerëzit”, Basha premton zgjidhje: Mosha e tretë do ketë kujdesin bazë për të gjitha rastet

E mërkurë, 03 Mars 2021 08:05

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë pranë një familje në Tiranë, ku një ish-infermiere vuan për shkak të një sëmundje, ndërsa bashkëshorti i saj tregon shpenzimet që ka për t’i ardhur në ndihmë. Ai thotë se gruaja ka pësuar ishemi pasi ka dalë në pension dhe i duhet të bëjë fizioterapi, 30 seanca në muaj që kushtojnë rreth 60 mijë lekë të reja, përveç shpenzimeve të tjera.

Basha i thotë se “lekët që janë çuar në koncesione korruptive do të shkojnë tek pacientët”. Kreu i PD i premton se do të ketë zgjidhje dhe për të dhe për bashkëshorten.

 

“Ne do të ngremë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj. Rama ua shpërndan taksat oligarkëve. Nuk ka asgjë për dinjitetin njerëzor në qeverisjen e tij. Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin bazë për të gjitha rastet. #SHQIPERIAFITON”, shkruan kreu i PD në “Facebook

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...