Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është një shtet i kapur për shkak të korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”.
Në një video tjetër për “100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha e rendit korrupsionin një tjetër nga dështimet e kryeministrit.
“52 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit?
Përgjigjja Po.
‘Transparency International’ e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara”, thuhet në videon e publikuar nga Basha