Koncensioni i ri i qeverisë do rrisë çmimin e karburantëve

E mërkurë, 03 Mars 2021 10:36

 

Qeveria “Rama” ka gati projektin për koncesionin e radhës që u jep të drejtën tre kompanive private që të kontrollojnë pagesat që kryhen nga kompanitë e tjera në biznesin e hidrokarbureve. Projekti i qeverisë është hartuar me fjalë teknike si “fiskalizim”, “monitorim” “softëare”, etj është shumë e thjeshtë. Vendimi i qeverisë u jep kompanive private, që do përzgjidhen nga qeveria, autorizimin që të mbajnë shënim faturat e shitjes dhe taksat duke nisur që nga bizneset që importojnë naftën, gazin dhe benzinën me shumicë dhe deri te ata që e shesin me pakicë për qytetarët. Për këtë shërbim, që fare mirë mund ta bënin institucionet e qeverisë si Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve apo ndonjë institucion tjetër, buxheti i shtetit do t’i japë kompanive private 100 milionë euro për 10 vite. Kryeministri e quajti dje këtë kontratë koncesionare si një arritje të qeverisë së tij në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve. Në fakt, projektit i hartuar në mënyrë të fshehtë në dhjetor dhe e publikuar në Fletoren Zyrtare në muajit shkurt nuk ka përmirësimin e shërbimeve. Koncesioni i ri do të rrisë direkt çmimin e naftës për qytetarët. Në dokumentin e qeverisë thuhet se për të deklaruar transaksionet financiare, çdo biznes i vogël apo i madh në fushën e naftës do të blejë kasa të reja fiskale për të lehtësuar punën e tre kompanive që fituan koncesionin. Në këtë mënyrë, biznesi do të shpenzojë më shumë për plotësuar kushtet që vendosin kompanitë që do monitorojnë tregun. Fatura fundore nuk do të paguhet as nga kompanive e naftës dhe as nga pikat e karburantit, por nga qytetarët. Të gjitha bizneset e hidrokarbureve do të detyrohen të rrisin çmimin e produktit, për shkak se u shtohen kostot. Në këtë mënyrë qytetarët do të paguajnë dy herë gjoba të vendosura nga qeveria. Herën e parë do paguajnë koncesionin e kripur 100 milionë euro për 10 vjet, për tre kompanitë që u dha tenderin qeveria “Rama”. Ndërsa herën e dytë do të paguajnë të rritja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Kryeministri e quajti kontratën revolucion dixhital, por rezulton se kemi të bëjmë me një abuzim të pastër me paratë e buxhetit të shteti dhe dëm ndaj interesave të qytetarëve. Një punë që fare mirë mund ta bënin institucionet e qeverisë, kryeministri ka vendosur t’ua japë kompanive private dhe ti paguajë për këtë gjë 100 milionë euro. Pjesë e dyshimtë e këtij projekti është dhe fakti se kompanitë që do marrin tenderin duket sikur janë përcaktuar që në momentin që shkruhej vendimi i qeverisë. Vendimi thotë se kompanitë që fitojnë nuk duhet të jenë të licensuara dhe certifikuara duke hequr kështu çdo mundësi që të ketë garë mes kompanive të tjera. Për shkak të këtyre shkeljeve dhe shumë problemeve të tjera ligjore që ky koncesion, Partia Demokratike depozitoi dje një padi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ish-deputeti Agron Shehaj deklaroi se me këtë koncesion qeveria ka konsumuar të paktën tre vepra penale. Shehaj deklaroi se pas këtij koncesioni fshihet kryeministri i vendit, i cili kërkon të favorizojë biznesmenë të caktuar. “Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përpara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama. Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë”,- deklaroi dje Agron Shehaj.

 

Ndërkohë koncesioni i qeverisë “Rama”, që nuk është i vetmi këto muaj, shkel edhe rregullat për fushatën zgjedhore. Ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor sanksionuan se 4 muaj para zgjedhjeve qeveria nuk do të jepte tendera dhe koncesione. Firmosja e kontratave të tilla nga qeveria tregon se për Rilindjen koncesionet janë më të rëndësishme sesa ligjet

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...