Basha pas raportit të DASH: Pastrimi i parave, në çdo qelizë të shtetit. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve

E mërkurë, 03 Mars 2021 13:18

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot pas raportit të DASH për pastrimin e parave. Basha deklaron se shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramën

“Ditën e sotme si ditën e djeshme kam qenë në mes të qyt të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, papunësinë, trashëgimia e qeve më të korruptuar. E keni dëgjuar nga kjo sallë, kjo gojë prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për pengesën është korrupsioni qeveritar. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e antiamafias italiane. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë e paluajtshme janë në metodat më të përhapura të pastrimit të parave”, deklaroi kreu i PD.

 

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. “Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë ushqimet e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të nivelit të dytë për akuzën që në kulmin e pandemisë, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku i krizës, paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Më 25 prill kjo do të ndryshojë. vota juaj është garancia për ndryshim. Duke nisur nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm do jemi të hapur para drejtësisë. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”, tha Basha

Login to post comments