”100 dëshimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Ka pastruar 1.6 miliard euro

E mërkurë, 03 Mars 2021 18:27

 

Në ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria ”Rama” është një lavatriçe e pastrimit të parave. Përmes një instastory, Basha shtron pyetjen ”Sa para janë pastruar në Shqipëri në periudhën 2017-2019”? Sipas kreut të selisë blu, janë 1.6 miliardë euro.

Ky reagim vjen pas raportit të DASH. Edhe prë këtë Basha pati një reagim, ku tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave. Sipas kreut të selisë blu, trafik droge, evazion dhe kontrabandë po realizohen nën qeverisjen e Ramës.

 

”E zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parasë: Qeveria shqiptare nuk bëri asgjë kundër pastrimit të parave. Pastrimi i parave në çdo qelizë të shtetit. Bashkia e Tiranës, parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s. Trafik droge, evazion dhe kontrabandë nën qeverisjen e Edi Ramës. Edi Rama dhe vartësit e tij vodhën ushqimin e pacientëve me tendera sekretë. Ky është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes. Shqipëria në vendnumëro me Ramën. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”,-tha Basha

Login to post comments