Një ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për Shqipërinë, duke e vendosur theksin te zgjedhjet e lira dhe ndëshkimi i atyre që blejnë votat.
Por në rezolutë ishte nënvizuar edhe një nga shqetësimet kryesore sot të ndërkombëtarëve kur bie fjala te Shqipëria. Bëhet fjalë për pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, që është kthyer në problem të madh.
LEXO EDHE:
BE: Dënimi i blerjes së votës dhe zgjedhjet e lira, kusht për integrimin
“Parlamenti Europian nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme,” thuhet në rezolutë.
Pak ditë më parë ishte vetë Departamenti i Shtetit që i dha një tjetër goditje dyshes Edi Rama-Erion Veliaj për këtë çështje.
“Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”, thekson raporti i DASH në kapitullin kushtuar luftës ndaj pastrimit të parave. “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi ka një ekonomi të madhe të parasë në cash dhe sektor informal të gjerë, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e kontributeve nga emigrantët dhe investimeve të ndryshme, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme apo projekteve të biznesit. Trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda konsiderohen si aktivitetet e paligjshme që krijojnë më shumë të ardhura,” thuhet në raport.
Të dy këto shuplaka të forta ndaj qeverisë vijnë shumë pranë zgjedhjeve dhe jo më kot. Ato janw njw sinjal edhe pwr drejtwsinw e re