Meta nderon familjen Jashari: Frymëzon kombin në çdo kohë, sakrifica e tyre në themel të së ardhmes europiane të shqiptarëve

Premte, 05 Mars 2021 17:06

 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari.

Meta shprehet se Adem Jashari dhe familjarët e tij dëshmuan sakrificën më sublime për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, kudo ata jetojnë. Meta thekson se gjaku i dëshmorëve qëndron në themel të të ardhmes europiane të vendit tonë

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

 

Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

 

Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë

Login to post comments