Sot nga Permeti i dijeve e aresimit desheroj te perkulem me respekt te thelle perpara te gjithe figurave historike ne piedestal te shkolles, shkronjave, librave, poezive etj te Qarkut te Gjirokastres, qe ne historine tone jane kaq te shumte ne numer e kontribute madhore nga keto treva me “rrenje” mbi kulturen e vlerat.
Desheroj gjithashtu tu dergoj urimet me te mira arsimtareve, misionareve te aresimit ne aktivitet apo pension te Permetit, Kelcyres, Tepelenes, Memaliajt, Gjirokastres, Libohoves e Dropullit ne kete dite lapidar per Shkollen tone, duke i siguruar per dinjitet e mireqenie tashme te munguar, ne nje te ardhme te shpejte.
Dhe ketu dua te perfshi dhe ata arsimtare, qe per aresye aspak demokratike, diskriminuese, jane lene sot jashte pjeses aktive ne funksion te shkolles, duke u garantuar qe shume shpejt do t’i rikthehen klasave e nxenesve ne permbushje te misionit te tyre fisnik.
Nje urim e pershendetje te vecante kam per Stafin universitar te Universitetit “Eqrem Cabej”, kolegeve te nderuar, per kete vater simbol rezatimi dijesh e studimesh jo vetem per Gjirokastren e Qarkun, por per te gjithe Shqiperine.
Pa asnje dyshim shume shpejt ky Universitet me tradita te vecanta do te marre “shkelqimin” qe i takon e duhet te kete, “shkelqim”, qe vitet e fundit po zbehet.
Dhe ne fund si “ embelsira” e festave, desheroj te pershendes e uroj nxenesit e studentet, pa te cilet nuk mund te kete as shkolle e as universitet, duke i siguruar per “kohe me te mira” per vitin e ardhshem shkollor.
Urimet me te ngrohta te gjithe banoreve dije e kulture dashes te ketij Qarku, qe ne shekujt e historise vecse eshte dalluar per ato!