Kur na ndajnë 48 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Përmes një videoje në “Instatory”, kreu i PD-së ngre pyetjen se cila është përqindja e të rinjve që duan të largohen nga vendi.
Për përgjigjen, ai i referohet GALLUP, e thotë se ajo është 79 %. Po ashtu, ai thekson se kjo është norma më e lartë në botë, me diferenca të theksuara nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë dhe ato në konflikte të armatosura.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
48 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cila është përqindja e të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria? 79% sipas GALLUP. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuara nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë dhe ato në konflikte të armatosura