“25 prilli moment kyç për Shqipërinë”/ Presidenti Meta porosi partive politike: Sa më pak biznesmenë në Parlament dhe më shumë…

Diel, 07 Mars 2021 12:31

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga Korça që në Parlamentin e ardhshëm të përfshihen sa më shumë figura akademike dhe më pak biznesmenë.

“Sa më shumë pedagoge dhe pedagogë. Sa më shumë të rinj të arsimuar dhe patriotë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Jo se kam diçka me sipërmarrësit, por është e rëndësishme që në Kuvendin e ardhshëm të kemi njerëz me integritet që kanë të parin interesin publik. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm”- theksoi ai.

Kreu i shtetit i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si kyçe për të ardhmen e vendit. “Është një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne e dimë që kryekushti është çështja e zgjedhjeve dhe tani mbeten vetëm pak javë për të kaluar këtë test madhor dhe që do ta kalojmë me hir apo pa hir”- shtoi.

Ai u ndal edhe tek lëvizja pa truprioja

Nuk kam nevojë për asnjë shoqërues përveç shoferit pasi kuptohet që Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund të drejtojë makinën. Nëse do t’i jepja nuk do të isha në funksion të detyrës dhe do të më duhej të isha një person i përgjegjshëm dhe jo të shkaktoj eksidente

Login to post comments