Në 7 mars, festën e mësuesve, ish-deputetja, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me mësues për tu njohur me problemet e arsimit në ditët e sotme.
Gjatë takimit Tabaku tha se 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe anaflabetizmi vetëm rritet.
“Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe anaflabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se “mungesa e investimeve është baza e problemeve në arsim”.
Arsimtarët treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të ardhme për të diplomuarit që duan të bëhen mësues, pasi ai shërben vetëm si platformë për të kamufluar punësimin e militantëve.
Ndërsa arsimtarët treguan problemet me të cilat arsimi përballet si mungesën e mjeteve dhe internetit për të zhvilluar mësimin online si dhe probleme që lidhen me faktin se pse rajoni nuk e njeh shkollimin në Shqipëri.
“Ne nxjerrim studentë të cilët e mësojnë profesionin pasi e fillojnë punën. Nuk nxjerrim studentë të aftë në treg dhe prandaj rajoni nuk na e pranon shkollimin tonë”, tha një arsimtare