Prej dy ditësh presidenti Ilir Meta, i pa shoqëruar nga rojet e tij, po zhvillon një vizitë në rajonin e Korçës.
Takime të shumta me qytetarët dhe banorët e zonës e kanë zënë ditën e tij.
Në këtë 7 mars ai ka zhvilluar takime dhe me mësues të shumtë të cilët kishin zgjedhur Korçën për të festuar festën e Mësuesit.
Por vetë Meta kishte rezervuar një vizitë të veçantë, tek adashi i tij, korçari i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi.
Pas vizitës së presidentit, Vrenozi i ka kushtuar edhe disa vargje.
1. Kjo është thjeshtësi,
S'di ta them më mirë,
Vlerë për një njeri,
Që zemrën ka të tillë.
2. Shkele këtë prag,
Për mua je fisnik,
Mirënjohjen e ke hak,
Një mik përmbi mik.
3. Në Prill fiton Shqipëria
Fitojn të gjithë Shqiptarët
Do marri fryme liria,
Ti hedhim poshtë të marrët
4. E kam për mbarësi
Që pragun e shtëpisë,
Ma shkeli një njeri
I pari i Shqipërisë