Ethet e listave, Rama largon gjithë socialistët

Hënë, 08 Mars 2021 08:05

 

Sot në orën 24:00 partitë duhet të kenë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve për deputet. Në orët e fundit të përcaktimit të listave, selitë e partie ziejnë nga debatet, thashethemet dhe pikëpyetjet për emrat që do të përfaqësojnë kampet kryesore politike. Në mesditë është parashikuar që PD të mbledhë Kryesinë për të vendosur për emrat final. Po ashtu dhe LSI pritet të mbledhë strukturat për verdiktin final për emrat që do jenë në listë. Gjatë mbrëmjes në selinë e PS pritet të ketë një mbledhje të Kryesisë dhe me pas zarfi me emra do të niset drejt KQZ. Në kampin opozitar kureshtja për emrat duket se është më shumë për renditjen, sepse pjesa kryesore e kandidatëve janë përcaktuar gjatë fazës parapërgatitore për fushatën elektorale. Vëmendja më e madhe është të Partia Socialiste dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin brenda saj. Kryeministri Edi Rama thotë se emrat e kandidatëve po përcaktohen nga drejtuesit e PS në 12 qarqe dhe më pas është Kryesia e PS ajo që do të japë verdiktin final. Ndërkohë të gjithë e dinë se drejtuesit e qarqeve janë sa për fasadë, pasi çdo vendimmarrje është në dorë të kryetarit dhe kryeministrit, Rama. Drejtuesit e qarqeve po përdoren vetëm si korrier të kryeministrit, për të njoftuar kandidatët për emërimet apo ndryshimet në listë. Sinjalet e para nga PS flasin për një përmbysje gati totale të grupit aktual parlamentar. Me argumentin për tu hapur rrugë ministrave dhe emrave të rinj në PS, kryeministri po largon me dorë të hekurt gjithë njerëzit që e kanë mbështetur që nga viti 2005, kur ai mori drejtimin e selisë rozë. Dhe nuk flitet vetëm për socialistë, por dhe për figura që në PS janë sjellë nga Edi Rama dhe kanë qenë investime të tijat në politikë. Brenda 3 ditësh nga PS janë larguar të paktën 5 emra të rëndësishëm. Fillimisht dha dorëheqjen Vasilika Hysi. Më pas njoftoi largimin për t’u hapur rrugën të rinjve Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi. Nga PS u largua dhe Reme Lala, e cila dhe pse u zgjodh në Dibër nga PDIU ishte një nga prurjet e reja në PS dhe prej muajsh bënte fushatë në Kamëz dhe Paskuqan. Largimi i fundit më i rëndësishëm është ai i gazetarit Alfred Peza. Në mesazhin e tij publik për largimin, Peza tha se i ishte ofruar kandidimi nga Edi Rama, por mes politikës dhe karrierës profesionale Peza zgjodhi këtë të fundit. Përveç Reme Lalës që nuk ka lidhje me historinë e PS, katër emrat e tjerë që kanë deklaruar largimin, bëjnë pjesë te ata që përfaqësonin normalitetin në PS. Edhe pse 8 vite qeverisje kanë qenë të mbushur me akuza, skandale, etj, ndërsa deputetët që po largohen nga PS nuk kanë qenë kurrë pjesë e tyre pazarëve. Nëse do të kishin zgjedhur të ikin nga PS me dëshirë, mund ta bënin këtë shumë muaj më parë dhe jo pak ditë para se të dorëzohen listat në KQZ. Arsyeja e vërtetë e largimeve është se Edi Rama i ka vendosur në renditje jo fituese në listë. Për tu hapur rrugën njerëzve që vijnë nga grupime të tjera në PS, Edi Rama po nxjerrë jashtë loje dhe ata pak socialistë që ishin politikanë normalë brenda Rilindjes. Në vend të tyre po vijnë njerëz që të vetmen lidhje që kanë me qeverisjen e PS në këto tetë vite janë pazaret, aferat dhe skandalet që kanë ndodhur brenda mazhorancës. Edi Rama do të tentojë ta paraqesë listën e kandidatëve të tij, si moderne, me emra të rinj, një gjë mbetet mëse e qartë si manovër djallëzore që të gënjejë elektoratin. Lista që po gatuhet në orët e fundit në PS është jo e fitores, por lista që i garanton Edi Ramës kontrollin e PS dhe mbrojtjen politike edhe pas humbjes së zgjedhjeve.

Kryeministri po përgatit një listë me kandidatë që nuk e lenë në baltë kur të kalojnë në Opozitë me 26 prill.

 

Praktikisht pas kësaj liste kandidatësh për deputetë që do dorëzohet sot deri në ora 24.00, PS-jaka mbaruar si parti dhe përfundimisht Rilindja e pushton këtë forcë politike, e cila bëri histori në këto 30 vite pluralizëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...