Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, ku mesditën e sotme pati tensione dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe presidentit Ilir Meta dhe kreut të FRD Sali Shehu.
“Para disa ditësh një mik i huaj, shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruan “duket qartë që fitorja po vjen, kam vetëm një këshillë miqësore: Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit.
Është ajo që populli shqiptar e njeh si ruaju bishës së plagosur. Sot po i them bishës së plagosur se nuk ke shans ta trembësh dhe ta frikësosh popullin, që ka vendosur të largojë me votë më 25 prill. 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju të dashur qytetarë, këtë e dimë ne, e dinë miqtë dhe faktori ndërkombëtar, këtë e di farë mirë edhe Edi Rama”, tha Basha për mediat.
Ngjarja e sotme është pjesë e një serie ngjarjesh që tregon një gjë. Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët që e kanë shndërruar shtetin shqiptar në një strehë të krimit dhe oligarkisë. Me këtë letër bakalli mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën”, vijoi kryedemokrati