Mbrëmjen e djeshme mbërritën në Rinas mbi 38 mijë doza nga Astra Zeneca, ndërsa sot filloi vaksinimi i mësuesve për të vijuar të hënën në të gjithë vendin.
Por një pjesë e qytetarëve janë skeptikë nisur nga efektet që ka dhënë vaksina në disa shtete të BE-së që e kanë pezulluar
Pavarësisht se Edi Rama sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri nuk ka lidhje dhe është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete debati në Facebook me replika ka qenë i fortë.
Një komentues i shkruan se gjysma e mësuesve do të ikin për lesh nga vaksina Astra Zeneca, ndërsa Ramës i kujton se për vete mori dozën e Pfizer, ndërsa kryeministri i përgjigjet në këtë mënyrë “Sa turp, kur flet padija