Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të falë ish-kreun e OFL-së, Artan Shkëmbin, duke mos vërtetuar dot akuzave e ngritura në Tiranë.
Por SPAK duket se nuk ka pasur çfarë tu bëjë akuzave të ardhura nga Gjermania dhe për këtë qëllim ka vendosur ta hetojë Shkëmbin vetëm për akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor, dosje që erdhi nga Gjermania.
E pikërisht, hetimi për këtë akuzë ka bërë që SPAK të heqë dorë nga dosja e Shkëmbit dhe ta përcjellë për në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria e Posaçme SPAK në përfundim të hetimeve, ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës dosjen ndaj Artan Shkëmbit.
Sipas burimeve akuza e korrupsionit nuk është vërtetuar, për këtë shkak është dërguar për tu gjykuar për nxjerrje të sekretit hetimor