“Një person civil u përplas me ata që më shoqëronin mua”- Presidenti Meta flet për incidentin te zyrat e FRD: Nuk durova më! Mu kujtuan banorët e Astirit, ata te Bregu Lumit dhe…

Hënë, 15 Mars 2021 21:16

 

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit tha se është përplasur me policinë pasi me hyrjen në zyrat e FRD-së një civil goditi drejtuesin e kësaj force politike në Tiranë dhe u përplas me persona të tjerë që shoqëronin Presidentin.

Në momentin që ka ndërdyrë Presidenti tha se iu kujtuan banorët e Astirit, ata te Bregu i Lumit dhe banorët e Shkozës, të cilët janë nxjerrë nga shtëpitë me gaz lotsjellës.

Mes të qeshurash Meta tha “Mirë që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi”.

“Nuk ka pse të jetë provokim ndërhyrja ime atje. Unë kam marrë disa telefonata nga Shehu dhe kam parë titrat. Shehu më kishte marrë po nuk i kisha kthyer dot përgjigje, Mora zëdhënësin dhe i thash fol me Shehun dhe të bëjmë një reagim pse është ky tension. Kur unë kam qenë në bulevard më ka marrë Shehu dhe më tha se duan të na nxjerrin me forcë. E kanë bërë pse kemi bërë koalicion me PD dhe unë kam shkuar menjëherë.

Kur vajta kam parë që ishte një tension dhe hymë lart. Shikojmë ç’po ndodhte dhe pati një përpjekje për të më penguar mua dhe nuk pati ndonjë përpjekje të drejtpërdrejtë. Kur hipim lart me Shehun dhe Panaritin në atë moment një person, civil, godet drejtuesin e FRD Tiranë dhe përplaset edhe me persona të tjerë që më shoqëronin mua.

Kuptohet që këtu ishte një gjë që nuk mund të durohej më sepse mu kujtuan ata banorët e Astirit, ata te Bregu i Lumit që u hodhën gaz nënave me foshnje, mu kujtuan ata të Shkozë dhe me kapi edhe mua. Mirë që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi”, tha Presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...