Kryemadhi: Sot kam dorëzuar padinë e dytë në SPAK për incerenatorin e Elbasanit

Tuesday, 30 Mars 2021 21:53

 

LSI ka dorëzuar në SPAK këtë të martë padinë e dytë për incerenatorët, këtë herë për atë të Elbasanit. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora, teksa e cilësoi incerenatorin e Elbasanit një pjesë tjetër të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Incerenatori i Elbasanit tha Kryemadhi është miratuar në shkelje me ligjin po ashtu si ai i Tiranës.

‘Unë sot kam dorëzuar dhe kam firmosur padinë e dytë në SPAK përsa i përket çështjes së inceneratorëve të Elbasanit, ku përsëri është një pjesë tjetër e korrupsionit dhe e grabitjes dhe abuzimit me pushtetin.
Jo më larg, por mund të themi që janë disa gazetarë, që janë në procese gjyqësore me firmën e inceneratorëve.
Keni shtuar të tjera të dhëna në padinë tuaj përveç atyre që publikuat pak kohë më parë?
Është shtuar inceneratori i Elbasanit, ku për hir të së vërtetës, vendimi i qeverisë ka kaluar dy herë në kundërshtim qoftë dy herë me Ministrinë e Financave të asaj kohe, z. Shkëlqim Cani, por përveç kësaj, ai më pas ka dhënë dorëheqjen dhe është firmosur në rutinë e sipër të ikjes. Por ka një shkresë tjetër që vjen nga Drejtori i Prokurimeve i cili e ka kundërshtuar dhe ka thënë që një prokurim i tillë është i kundërligjshëm me gjithë ligjet përsa i përket dhënies së koncesioneve dhe shumë gjërave të tjera. Për të mos folur më pas që nuk ka pasur emergjencë mjedisore etj, etj. Por, kjo është maja e ajsbergut, sepse kjo do të pasojë me inceneratorin e Fierit, me Porto Romanon dhe shumë të tjera

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...