Meta vlerëson piktorët e shquar me titullin “Mjeshtër i Madh”: I kanë bërë nder kombit

Saturday, 03 Prill 2021 16:59

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne tre piktorë të shquar shqiptarë.

Presidenti Meta i akordoi Titullin “Mjeshtër i Madh” piktorit, Buron Kaceli “Për kontributin e pamohueshëm në jetën artistike dhe kulturore të vendit, si një ndër artistët e rëndësishëm me një krijimtari të bollshme të nivelit mjaft të lartë e me ndikim të rëndësishëm në zhvillimet e artit tonë bashkëkohor”.

 

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua nga Kreu i Shtetit Mustafa Arapi (pas vdekjes). “Në vlerësim të krijimtarisë së shquar me vlera të larta artistike, si një nga piktorët origjinalë në gjininë e kompozimit, grafikës dhe peizazhit. Pedagog, studiues, evidentues dhe restaurues i shquar i monumenteve të kulturës, i të gjitha llojeve të veprave të artit, si: piktura murale, ikona, ikonostase, afreske dhe objekte liturgjike të autorëve të njohur mesjetarë (Onufri, Nikolla, Qiprioti, Zografët, Shpataraku, Çetirët, Anagnosti) dhe autorë të tjerë anonimë. Veprat e tij artistike të kulturës sonë kombëtare në Shqipëri e Kosovë, janë të vlerësuara si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.”;


Po me të njëjtin titull u dekorua edhe Qamil Prizreni “Për kontributin e veçantë në trajtimin e temave historike kombëtare, në pikturë dhe në filatelinë shqiptare. Një ndër piktorët origjinalë dhe modern, sidomos në gjininë e kompozimit, portretit e peizazhit, për realizimin e tyre me frymë të thellë kombëtare”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...