“E kam projekt zemre se jam gjysmë kosovar”, Basha për traun në “Rrugën e Kombit”: Do hiqet, do jetë një nga vendimet e para pas 25 prillit, do ulet çmimi i naftës

E mërkurë, 07 Prill 2021 14:19

 

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me fermerët e zonës së Pajovës në Peqin, premtoi, se pas 25 prillit do të ulet çmimi i kostos së naftës si dhe trau në “Rrugën e Kombit”.

 

Ai tha se këto dy vendime, do të jenë ndër të parat të qeverisë së pas 25 prillit dhe do të mundësojnë, rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve.

 

“Të gjithë fermerët thonë në momentin që u vu trau dhe në momentin që u vu, taksa Rama mbi naftën, nuk vinin kamionët nga Kosova sepse s’i dilte kosto. Naftën e ka rritur 240 lekë për litër, është taksë që e ka vënë ai, thotë është taksa e qarkullimit. Në fakt taksa e qarkullimit ka qenë edhe më përpara, është vendos nga qeveria jonë, 73 lekë të vjetra dhe ka qenë brenda çmimit të naftës. Çështje e vërteta më parë ka pasur një pullë, nëse e mbani mend dhe e vendosnim tek xhami i makinës. Kështu u mendua, u shtua çmimi i naftës dhe nuk paguhej më vit për vit ajo pulla sipas automjeteve. Erdhi ky, të gjithë e mbajnë mend që premtoi se do të ulëte çmimin e naftës, ç’a bëri, 120 lekë në janar 2014 dhe 120 lekë në janar të 2015, 240 lekë për litër paguani taksën Rama. Transporti ka lidhje me gjithçka, që nga kafshata e bukës, e deri tek prerja e flokëve çmimi i naftës është faktor. Prandaj një nga vendimet e para do të jetë, heqja e taksës Rama mbi karburantin 240 lekëshin, që të paktën karburanti ynë të jetë në të njëjtën nivele me Kosovën dhe Maqedoninë. Një nga vendimet e para do të jetë heqja e traut. Do ta kisha bërë këtë në çdo rrethanë, sepse faktikisht është një pengesë që vendoset midis shqiptarëve, midis ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ne duam ta ndërlidhim ekonominë e dy vendeve, ky i ka vënë pengesë, dyfish më shumë, sepse është projekti që më është besuar mua, është i zemrës time, e dini që jam gjysmë kosovar, sepse nëna ime, edhe pse ka lind në Tiranë, prindërit i ka pasur nga Kosova. Nuk ka shqiptar që nuk i djeg në shpirt ai tra, edhe ekonomikisht, edhe në xhep. Ai tra do të hiqet dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme. Heqja e traut, ulja e çmimit të karburantit do të jetë një lehtësim tjetër që të eksportoni prodhimet tuaja në tregun e Kosovës”, tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...