Mbyllja e trafikut ajror/ Policia shoqëron 7 kontrollorë! Ja vepra penale për të cilën po heton Prokuroria

E Enjte, 08 Prill 2021 08:04

 


Policia ka shoqëruar 7 nga kontrollorët ajrorë të cilët ishin pjesë e protestës, që pezulloi edhe fluturimet në aeroportin e Rinasit. Siç raporton News24, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

 

Mësohet se kontrollorët janë shoqëruar pak para mesnatës, rreth orës 23:28 minuta.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kontrolloët e Albcontrol nga dita e djeshme u futen në protestë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë.

PARALAJMERIMI I BALLUKUT

Ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku një ditë më parë paralajmëroi se Policia e Shtetit do të marrë shumë shpejt kontrollin e ndërtesës së kompanisë shtetërore, Albcontrol.

Ajo theksoi se kontrollorët nuk janë në detyrë pavarësisht se ndodhen në ndërtesë.

“Nuk janë të gjithë kontrollorët e trafikut shqiptar, tregtarë. Janë burra dhe gra të nderuara që kontribuojnë. Fatkeqësisht një pjesë e tyre kontrollohen nga politika. Sot një çetë ka marrë nën kontroll hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turnin sot, janë në ndertësë që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Braktisja e vendit të punës është dëshmitar sot e gjithë Shqipëria.

Unë ju them të gjithë atyre kontrollorëve që duan të vazhdojnë detyrën, do të ishte kënaqësi për ne që të ktheheshin në detyrë dhe për më tepër t’i jepni mundësi shtetit shqiptar që të sjellë vaksinat. Jeni të lutur të gjithë ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës që të qëndroni dhe deklaroni se jeni të aftë për punë. Të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë por qëndrojnë nëpër karrige, detyra fatkeqësisht është braktisur. Keni kyçur derën e vetme që është kontakti i shqiptarëve me botën.

Nga momenti që bëtë këtë veprim mund të kryeni aksione të tjera më të rrezikshme. Për këtë arsye, ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura dhe nga ky moment, Policia e Shtetit do të vërë nën kontroll ndërtesën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...