Basha me program e zgjidhje, Rama program vetëm për të vjedhur.

E Enjte, 08 Prill 2021 09:23

Ndërsa Partia Demokratike ka hartuar një program me zgjidhje konkrete, Rama vazhdon me një gjuhë tepër harbute nga mediat të fyejë e të sulmojë çdo kundërshtar politik pasi kjo është gjuha e vetme që njeh, pasi program politik nuk ka dhe dihet që në këto 8 vite e ka çuar Shqipërinë drejt humnerës. Ai bredh nëpër Shqipëri duke treguar broçkulla dhe na thotë po e votuan në mandatin e tretë do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi. Do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi. Në çdo aspekt Shqipëria do të fundoset.

Çfarë do të ndodhë nëse nuk ka ndryshim? Gjërat do shkojnë keq e më keq, biznesi do të vazhdojë të vuajë, kulturën e harbutrisë, gjobave. Të Vazhdosh me këtë rrugë është të shkosh drejt greminës.

Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit.

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se PD prej dy vjetësh po punon me ekspertët më të mirë vendës dhe të huaj për hartimin e një programi ekonomik dhe politik që do nxjerrë vendin nga humnera ekonomike

Për biznesin e vogël, Basha premtoi se do paguajë vetëm 0.5% taksë të xhiros vjetore, duke hequr çdo detyrim tjetër përfshirë dhe ato të pushtetit vendor. Programi i Partisë Demokratike mbase nuk do të sjellë mrekullira,është i qartë dhe synon ta bëjë Shqipërinë prapë konkuruese, prandaj taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, fashat e energjisë për biznesin dhe një klimë miqësore për biznesin.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një kryeministër të thjeshtë dhe serioz për të dalë nga kriza e madhe ku na ka futur Edi Rama dhe "rilindasit" të cilët në këto 8, vite kanë mbushur vetëm xhepat e tyre dhe të oligarkëve dhe qytetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit. Lulzim Basha shihet si shpresa e vetme, po vjen!

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...