“Rama frikacak”, Basha në Cërrik: Nuk përballet në debat se s’ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, ndryshimi kryefjalë për shqiptarët

E Enjte, 08 Prill 2021 10:09

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime me fermerët e Cërrikut, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se Rama është një frikacak, që ka frikë të përballet në debat, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim që kishte dhënë.

 

 

Po ashtu, Basha nënvizoi se sot për të gjithë shqiptarët kryefjalë është ndryshimi, duke shtuar se në zgjedhje duhet votuar Partia Demokratike.

 

Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithçka ka tëë bëjë me familjet tuaja. Rama nuk vjen në debat se është frikacak. Nuk ka si të përballet, sepse ka dështuar. Unë kam dalë para shqiptarëve me program, ai del nëpër Shqipëri dhe vetëm shan opozitën. Ka tetë vjet që nuk ka bërë asgjë nga premtimet që dha. Ndryshimi sot është kryefjalë e shqiptarëve.

 

Zotimi përfundimtar është ky: Nëse zotimet e programit të PD nuk mbahen për mandatin e parë, nuk kërkoj mandat të dytë. Për çdo euro që do vendos qeveria e Shqipërisë, do vijë edhe një euro nga BE. Unë kam punuar me institucionet e BE-së, kam punuar të hequr vizat për shqiptarët, që nuk e mendonim në atë kohë. Shqiptarët kërkojnë qeveri të besueshme. Po thonë mezi po presim 25 prillin dhe po vjen kjo datë. Në zgjedhje, votoni PD-në.

Gazmend Bardhi: Kudo ku shkojmë na thonë se më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Të rinjtë po braktisin fshatin. kanë vetëm taksa dhe nuk nxjerrin gjë. Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare me fshatin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...