“Nuk durohet më”, Basha-qytetarëve të Cërrikut: 25 prilli po vjen, votoni për ndryshimin

E Enjte, 08 Prill 2021 10:48

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë në Cërrik, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se me Ramën kryeministër, qytetarët nuk durojnë dot më. Ai iu drejtua qytetarëve, duke thënë se duhet të votojnë ndryshimin, që Cërriku dhe mbarë vendi të ndjejë ndryshimin e shumëpritur.

 

 

“Të dashur qytetarë. E di se këta janë vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë. Jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja. Rama vendosi që të rrisë çmimin e energjisë, mbaj mend takimin me ju pasi rriti çmimin e naftës, pastaj vendosi TVSH për bizneset e vogla, hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi baballarë dhe nëna pa pyetur për ta dhe fëmijët e tyre.

 

Tetë vite dështim, varfëri, papunësi, tetë vjet premtime që nuk i ka mbajtur. Sot, një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë, t’i thoshte çdo gjyshi, çdo gjyshe, çdo babai, nëne e fëmije “Më fal”. Rama ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën. Fjalët që dëgjohen më shumë janë dy: nuk durohet më. Ndryshimi ndihet kudo, nuk durohet më. Mezi presim 25 prillin, për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...