Skandali i vërtetë është zhvatja korruptive e kompanive publike

E Enjte, 08 Prill 2021 11:32

 

Pas bllokimit të fluturimeve nga Rinasi, mediat pranë Edi Ramës vazhduan të bëjnë atë që kanë mësuar më së miri nga udhëheqësi i tyre.

Nisi një fushatë e ethshme për të zbuluar se cili nga kontrollorët ka lidhje politike me opozitën. Në mesin e mbi 60 kontrollorëve, sigurisht do ketë njerëz me lidhje farefisnore me të djathtë dhe të majtë, tek e fundit Shqipëria është një vend i vogël

Kryeministri nisi me komentet e tij luftarake, duke shpikur një luftë imagjinare politike. Kurse ministrja Balluku u përmendi pagat kontrollorëve, me shpresën se shqiptarët e varfër do tronditen nga shuma e madhe dhe do e mbajnë mendjen aty.
E gjithe kjo tymnajë synonte jo po qëllim të fshihte skandalin e vërtetë: shkatërrimin e kompanive publike nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Të dhënat tregojnë se kriza financiare e Albcontrol ka nisur që në vitin 2018. Kontrollorët kanë denoncuar se paratë e Albcontrol kanë shkuar për Air Albania.

Por abuzimet dhe luksi i shfrenuar ka nisur që në kohën kur ministrja Balluku e drejtonte këtë kompani. Ajo që tani flet për pagat e kontrollorëve, nuk e ngriti njëherë zërin për vite të tëra për pagën e saj stratosferike.

Megjithatë Albcontrol nuk është e vetmja kompani e zhvatur nga korrupsioni politik.

Për të kuptuar sa katastrofike është situata, mund të shohësh se si drejtues të këtyre kompanive kanë hyrë në listat e Partisë Socialiste në vende të sigurta.

Mbi të gjitha spikat Adrian Çela i OSHEE. Kjo kompani e keqmenaxhuar do të përdoret pa kurrfarë dyshimi për fushatë, sikundër është përdorur dhe zhvatur nga pushteti.

Sipas BIRN, kompania në fjalë ka raportuar mbi 64 milionë euro humbje në vitin 2019. Bëhet fjalë për një kompani të shkatërruar financiarisht katër vite pas nisjes së të famshmes reformë energjetike, që përfundoi me prangosjen e qindra fakirëve.

Jo vetëm kaq, por edhe vjedhjet e energjisë në rrjet u rritën me 13 përqind gjatë vitit 2019.

Pikërisht këta njerëz ‘lundrojnë’ mes politikës dhe menaxhimit të aseteve të rëndësishme të publikut, pa pasur frikën se do ndëshkohen ligjërisht. Balluku e pagës 6 mijë euro në muaj e braktis këtë post për një pagë pesë herë më të ulët si ministre. Të tjerët angazhohen në fushatë me burimet e shqiptarëve. Ndërkohë SPAK dhe prokuroria heshtin, duke u mjaftuar me terrorizimin e disa punonjësve që kërkojnë pagat e tyre.

Sepse kush zhvat shtetin, është politikan. Kush kërkon pagën, është hajdut dhe kriminel

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...