“Në zyrën time kanë ardhur ambasadorë, të cilët…”/ Basha takon përpunuesit e ullirit: Vetëm ajrin nuk importojmë! Ja objektivi i qeverisë time

E Enjte, 08 Prill 2021 12:42

 


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Belsh, ku u takua me përpunues të ullirit. Pasi dëgjoi shqetësimin e tyre, kreu i PD u shpreh se Shqipëria nuk ka pse të importojë vajin e ullirit, ndërkohë që duhet të jetë eksportuesja kryesore në këtë drejtim.

basha
Basha tregoi rastin kur ambasadorë i kanë shkuar në zyrë dhe janë interesuar për vajin e ullirit shqiptar.

Ai u zotua se me qeverinë tij, ndihma e parë që do të kenë prodhuesit e vajit do të jetë subvencioni për të ngopur tregun vendas dhe depërtimin në tregun e huaj me anë të certifikimit të tij.

“Në zyrën time si kryetar opozitë kanë ardhur ambasadorë të huaj, të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Ndërsa kanë ardhur te mua, mendja ta do që kanë shkuar edhe te kryeministri. Nuk ka lëvizur gishtin në këtë punë. Imagjinoni se çfarë mund të arrinte vendi nëse e konsideronte eksportin e vajit të ullirit prioritet. Duhet thjesht ti kushtojë vëmendje diplomatike.

Ngelëm duke importuar, vetëm ajrin nuk po importojmë. Ne nuk kemi pse të importojmë vaj ulliri. Ky vend duhet të jetë eksportues neto o vajit të ullirit dhe ky është objektivi i qeverisë.

Qeveria jonë do ta ketë prioritet eksportin e vajit të ullirit dhe subvencionimin e fermerit shqiptarë. Certifikimi i vajit të ullirit, sigurisht dhe mbështetja ndaj përpunuesve do të bëje te mundur që ne tregun tonë ta sjellin më çmim konkurrues dhe në tregjet e jashtme po kështu ta sjellim me cilësi të lartë dhe çmim konkurrues dhe ne këtë mënyrë dalim edhe ne edhe konsumatorët tanë. Kur them ne e kam fjalën edhe fermeri, edhe përpunuesi, edhe shteti”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...