Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka reaguar ndaj sulmeve që kryeministri dhe kandidatët e tij për deputetët në Vlorë, kanë bërë ndaj kreut të shtetit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Blushi shprehet se skenari i manipulimit të votave nga Rilindja në Vlorë është zbuluar dhe kryeministri, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin shembullor.
Mesazhi i Tedi Blushit në Facebook:
“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.
Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!
Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ora e gjykimit popullor po afron!
Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!
Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora