Klevis Balliu: Rama pa bilanc, pa program. Fushata e tij vetëm mallkime për opozitën

Hënë, 12 Prill 2021 12:51

 

Çdo qeveri pas 8 vitesh në pushtet duhet të bëjë bilancin e qeverisjes së saj, kjo ndodh me çdo qeveri normale në çdo vend të botës.

Rama patjetër që ka një bilanc por ai nuk është bilanc suksesi, është bilanc turpi i mbushur me abuzime, vjedhje, krime ekonomike dhe kombëtare ndaj nuk ja lejon vetes apo medias por as qytetarëve të bëjnë bilanc.
Alternativa e tij është mallkimi për Opozitën, për denoncuesen e aferave kriminale dhe abuzimeve të Ramës me paratë e qytetarëve.

 

Rama mallkon Opozitën pse i denoncoj kriminelet dhe banditët që Rama i vuri në Parlament. Rama mallkon Opozitën pse bëri publike aferën mafioze të inceneratorëve. Rama mallkon Opozitën pse denoncoj korrupsionin e Rrugës Milot Balldren. Rama mallkon Opozitën pse denoncoj vjedhjen masive të votave në 2017 ku doli në pah një krim elektoral kombëtar e ku demokracia u dhunua barbarisht. Rama mallkon Opozitën pse ajo i nxori në pah skandalin e korrupsionit me tendera sekret gjatë Pandemisë, ku shqiptarët paguanin për maska 5 fishin e çmimit. Po njësoj Rama mallkon edhe qytetarët që kanë protestuar kundër tij, për shembull banorët e Unazës që i zbuluan maskën e vërtetë Edi Ramës me protestën dhe rezistencën e tyre heroike, duke i dhënë mundësi shqiptarëve të zbulonin dhe megaskandalin korruptiv tek Unaza e Re.

Rama mallkon naftëtarët, studetët, minatorët, praktikisht sot ai mallkon gjithë Shqipërinë, interesat e së cilës sot po përfaqësohen me dinjitet nga Opozita, si faktori themelor për demaskimin e aferave korruptive të Ramës që varfëruan shqiptarët në këto 8 vite të zeza për ta.

Rama nuk i sheh këto vjedhje dhe abuzime si problem, ai sheh si problem ata që ja zbuluan, i denoncuan dhe protestuan kundër tyre.

Mandatin e tretë Rama nuk e do për të ndalur abuzimet, ai e do për të ndalur denoncimet dhe protestat, duke vënë një regjim të fortë policor dhe diktatorial.

Është kjo arsyeja pse fushata e tij nuk flet për bilace por është e përqëndruar tek mallkimet e Opozitës sepse nëse ai heq opozitën atëherë ai zgjidh të vetmin problem që Rama ka e që është demaskimi apo denoncimi i krimeve, vjedhjeve të tij dhe qeverisë që drejton.

Fatmirësisht qytetarët këto lojra politike të një Kryeministri i kthyer në mallkues për këdo që i del përballë, nuk i përtypin e nuk i dëgjojnë. Kjo faktohet nga optimizmi dhe energjia që ndodhet në kampin Opozitar, ku nuk ka kohë të flitet për mallkimet e Ramës, sepse janë të fokusuar tek programi ekonomik, politik e shoqëror që do ti japë fund së keqes me 25 Prill.

Si rrjedhojë Edvin mallkuesi thjesht do të rrisë dozën e shpifjeve si ajo për kontrollorët e Aeroportit që ja faturon opozitës, ku shumica jo vetëm janë socialistë por janë nipër dhe mbesa, nuset e deputetëve që punojnë aty.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për një mallkues por ka nevojë për shtetar që ka një plan për të zgjidhur problemet ekonomike të shtetit dhe të qytetarëve.

Është esenciale që shqiptarët të bashkohen masivisht për të votuar pro ndryshimit në mënyrë që sekti mallkues i Rilindjes të marrë goditjen që meriton për të mos u kthyer kurrë më

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...