Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS. E papranueshme, e poshtër! Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar

Hënë, 12 Prill 2021 13:41

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar sot nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve duke akuzuar PS për një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

Meta tha nga Pogradeci se koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë.

 

“Drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”, deklaroi Presidenti Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...