Presidenti Meta kërkesë live Blendi Fevziut: Ma sill Edi Ramën në debat, në përballje para shqiptarëve

E Enjte, 15 Prill 2021 21:59

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se ishte gati të ballafaqohej me kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv.

“Ma sill Edi Ramën në debat, në përballje para shqiptarëve”,- i tha kreu i shtetit moderatorit, Blendi Fevizu.

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama ka nevojë për kontroll mjekësor.

“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës”,- tha Presidenti Meta.

Deklaratat e kreut të shtetit për kryeministrin vijnë pas deklaratave jo etike që kryeministri ka bërë ndaj kreut të shtetit.

Presidenti Ilir Meta komentoi sot në emisionin “Opinion” edhe largimin nga LSI të ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili sot militon në radhët e PS.

“Çim Selami hyri në LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”-, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare.

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ish-ministri i LSI që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...