Mbi 16 mijë persona do të votojnë në kontejnerë, Billa: Nuk i përmbushin kriteret

E Enjte, 15 Prill 2021 22:32

 

Kreu i KZAZ nr.29 Ramiz Billa, i ftuar në “Radari Informativ”, foli për procesin zgjedhor dhe qendrat e votimit.

Ai bëri me dije se në terren janë bërë verifikime për qendrat e votimit, ku edhe ka rezultuar se disa prej tyre nuk i plotësonin kushtet.

“Nga ana jonë u bë një mbledhje dhe u vendos që anëtarët të dilnin në terren për të parë nëse plotësohen kushtet ku rezultoi se disa qendra votimi nuk i plotësonin kushtet”, tha Billa.

 

Gjatë intervistës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Billa po ashtu u shpreh se pas një vëzhgimi, në 30 mars i kanë dërguar një shkresë KQZ për gjendjen e qendrave që nuk i përmbushnin kriteret.

 

Ai theksoi se nga ana e bashkisë është sugjeruar të vendosen 17 kontejnerë, të cilat në 25 prill do të përdoren si qendra votimi për plot 16,603 zgjedhës.

 

Këto kontejnerë janë vendosur në bulevardin “Migjeni” në Kashar.

“Unë kam shkuar vetë në momentin që po instaloheshin dhe sipërfaqja e tyre është 30m katror. Nëse bëjmë krahasim me shkollat që nuk i plotësonin kushtet, theksoj se edhe këto nuk i plotësojnë kriteret, me ligj. Në këtë kohë pandemie unë them se nuk i plotësojnë kushtet,dhe akoma më e rëndë është se të gjithë votuesit ende nuk e dinë se ku do të votojnë”, tha ai.

Billa më tej shtoi se kjo përbën një problem sepse votuesit e dinë që listat janë të afishuara në ish-shkollën 9-vjeçare Yzberisht, ndërsa votimi do të bëhet tek këta kontejnerë.

“17 mijë veta do të votojnë në 17 kontejnerë e vendosur aty. Unë besoj se do të krijohet kakofoni. Për mua, përgjegjësia e drejtpërdrejtë është e pushtetit vendor sepse kishte të gjithë kohën e përshtatshme për të verifikuar kushtet dhe për të realizuar një proces zgjedhor normal. Por them se procesin zgjedhor do ta monitorojmë për të pasur një situatë sa më të qetë”, përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...