“Të shtunën do jem atje sëbashku me Luan Ramën”- Kryemadhi flet për zgjedhjet në Vlorë: Tentativë për përçarje brenda LSI, subvencionuar nga Rilindja!

E Enjte, 15 Prill 2021 22:41

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se të shtunën do të jetë në Vlorë, në krah të kandidatit të parë në listën e kësaj force politike, Luan Rama.

 

Duke folur në lidhje me thashethemet në lidhje me LSI-në në qarkun e Vlorës, e ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24 Kryemadhi u shpreh se ato janë një tentativë përçarjeje e sponsorizuar nga Rilindja.

Kryemadhi: Luan Rama është Zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka ngritur gjithë atë punë që është bërë atje. Normalisht që gjithë thashethemet dhe gjërat e tjera që mund të ndodhin, janë sigurisht të subvencionuara nga grupe të caktuara, të cilat në një farë mënyre krijojnë edhe xhelozira. Për shembull një nga problemet qenka se përse z. Luan Rama nuk shaka Afrim Qendron apo Damian Gjiknurin. Gazetarët e thonë këtë që përse z. Rama nuk shan këtë apo atë. Mendoj që është edhe një xhelozi tjetër përsëri e madhe që do të ishte një lloj hapësire për të denigruar apo për të krijuar një përçarje midis kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, duke pasur parasysh që numri dy është Grisejda Myslimi që është pedagoge në Universitetin Evropian, që është një vajzë shumë e mirë, e jashtëzakonshme e pozitive, një vajzë e re me hapësira pa fund.

Pra ka vetëm një thashethemnajë dhe nuk ka asgjë të vërtetë?

Kryemadhi: Jo vetëm që është thashethemnajë, por është edhe subvencion dhe investim psikik mund ta quaj, i Rilindjes, në lidhje me ç’ fokusimin dhe çorientimin e gjithë asaj pune të palodhur që është bërë atje. Unë do të jem ditën e shtunë në Vlorë, ku do të kem takimin e madh të të gjithë kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës. Kam qenë në datën 3 prill në Vlorë, kemi pasur një takim të jashtëzakonshëm. Kam qenë po ashtu në takime në Borsh, në Himarë, në Ksamil, ky fryma po ashtu është e jashtëzakonshme. Një nga ndryshimet që ka sot e gjithë lista e kandidatëve të LSI-së është që kandidatët e LSI-së nuk kanë qëllimin për të thyer listën siç e ka Rilindja, kandidatët e LSI-së sot kanë për qëllim që të marrin sa më shumë vota dhe të jetë e pashmangshme, të jetë shah mat e gjithë loja dhe tepsia që kërkon t’i ofrojë Edi Rama shoqërisë shqiptare, por edhe mediave

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...