Kryemadhi: Për hir të rinisë nuk bëj kompromis më këdo qoftë, sot është koha e tyre, jo e jona

E Enjte, 15 Prill 2021 22:49

 

Në emisionin ‘Real Story’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se rinia është frymëzim dhe forcë për të. Një nga arsyet që nuk jam tjetërsuar tha ajo është rinia. Energjia, ritmi dhe qëndresa ime tha ajo vjen për shkak të punës me rininë dhe për këtë arsye nuk bëj asnjë kompromis në kurriz të rinisë me këdo qoftë ai.

 

Unë gjithë jetën kam punuar me rininë, forca ime dhe kurajo më ka ardhur prej tyre. Nëse unë do të isha tjetërsuar do ta kisha shumë të vështirë, nuk do të kisha këtë energji, nuk do të kisha këtë ritëm. Nuk do të kisha dhe këtë qëndresë. Sepse duke u rritur ata me mua dhe unë duke parë të gjithë jetën e tyre unë nuk bëj kompromis kushdo qoftë ky. Pra për të ardhmen e këtyre djemve dhe vajzave, qoftë po them të Arditit, Endritit, Kejdit, Floidës, Erisës, Silvës, nuk pranoj kompromis as me Ilir Metën, as me mamanë time, as me fëmijët e mi sepse kontributi i tyre është shumë më i madh edhe se i imi edhe se i Petrit Vasili edhe se i Luan Ramës edhe se i Ilir Metës. Pse është më i madh? Sepse ne ishim në politikë, ne kontribuam, unë Luan Rama dhe Ilir Meta kemi kontribuar në PS se Tit Vasili nuk ka qenë anëtar i PS dhe kishim një kontribut politik. Por sot ky brez i ri ka kontribuar në vitet më të vështira të tranzicionit dhe sot është koha e tyre, nuk është më koha jonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...