Ilir Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e grupëve kriminale që po shkatërrojnë Shqipërinë

Premte, 16 Prill 2021 08:20

 

-Presidenti Ilir Meta kërkoi dje kontroll mjekësor për kryeministrin Edi Rama, lidhur me gjendjen e tij mendore dhe kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike. Deklarata e fortë e kreut të shtetit u bë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. “Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike”- tha Presidenti Meta.

Deklarata e kreut të shtetit për kryeministrin vjen pas një fushate disa mujore që Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të PS kanë nisur për të denigruar kreun e shtetit dhe vjedhur zgjedhjet. Pothuaj çdo ditë dhe sidomos gjatë fushatës, Edi Rama sulmon me fjalor të ulët kreun e shtetit duke e akuzuar personalisht dhe duke aluduar për insinuata nga absurdet. Ndaj kreu i shtetit i është përgjigjur dje me të njëjtën mënyrë kreut të qeverisë duke kërkuar verifikim për gjendjen emocionale dhe jo vetëm të kreut të qeverisë. Në emisionin “Opinion” kreu i shtetit ka bërë akuzë të forta ndaj kryeministrit lidhur dhe me vendimet që ka marrë në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve. Presidenti tha se kryeministri është pjesë e aferave kriminale dhe lidhjeve mafioze që e mbajnë atë në pushtet. Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare. “Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ish-ministri i LSI që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit. Presidenti Meta foli me emra konkretë duke denoncuar zyrtarë të PS në Durrës që bëjnë presione ndaj qytetarëve; Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Presidenti u shpreh se gjithë zyrtarët e aferave korruptive do të japin llogari para ligjit.

 

“Edi Rama është koka e gjithë aferave të ineciatorëve. Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale. Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”,- tha kreu i shtetit. Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit deklaroi se qytetarët duhet të vendosin të lirë dhe se ai institucionalisht është i angazhuar që votat të mos preken. Presidenti u shpreh se personalisht nuk ishte për “për rotacion, por për përmbysje demokratike”. Meta shtoi se roli i tij në zgjedhje nuk është në funksion të asnjë partie, por vetëm të ruajtjes së votës së qytetarëve. “Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusisë’”, deklaroi kreu i shtetit.

Intervista e kreut të shtetit mbrëmë në emision, sipas kompanive serioze që masin audiencën reale dhe jo Facebook, rezulton është ndjekur nga shumica e shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...