Klevis Balliu: Ndryshimi politik si oksigjen ekonomik për shqiptarët

Premte, 16 Prill 2021 19:21

 

Nga Kleivs Balliu –

Në 8 vite të qeverisë Rama, vendi ka kaluar shumë peripeci ekonomike, të cilat kanë dëmtuar sistemin ekonomik dhe rrjedhjen e lirë të llogjikës së tregut të lirë.

 

Liria, si pasojë e ndërhyrjes në treg është dëmtuar dhe kufizuar dhe në aspekte të tjera të shoqërisë tonë. Nuk mund të ketë një shoqëri të lirë pa një treg të lirë ekonomik, pasi mundësia apo pamundësia ekonomike kufizojnë ose pompojnë fuqinë qytetare.

Një popull i varfër është më i lehtë për tu sunduar apo për tu mashtruar, dhe këtë e ka vërtetuar historia në mbarë botën.

Dëmi ekonomik i Shqipërisë nuk është një abstraksion apo një akuzë e rëndomtë politike por një fakt. Them fakt sepse raportet që e provojnë këtë nuk vijnë nga kundërshtarët politik të qeverisë, por nga bashkëpuntorët ndërkombëtar të shtetit.

Trancperency Internetional është një partner i qeverive perëndimore, ai shërben për të matur zhvillimin e shtetit dhe është institucioni nga më të besuarit në botë.

Sipas Trancperency Internetional korrupsioni në Shqipëri ka patur rritje konstante në këto vite, duke kulmuar së fundmi me raportin e 2020 të publikuar vetëm disa ditë më parë.

Po ashtu FMN, një institucion prestigji, saktësia dhe vërtetësia e të cilit nuk është vënë në dyshim kurrë, ka publikuar vazhdimisht raporte për Shqipërinë ku faktohet një rënie në ekonominë e qytetarëve dhe dështimin e qeverisë për të kryer investime në interes publik.

Madje raporti shkon edhe më tej duke evidentuar dhe dëme ekonomike të bëra nga qeveria me tenderime korruptive për projekte që nuk sjellin asgjë në zhvillimin ekonomik.

Këto raporte nuk janë sugjeruese por janë fakte të mbështetura mbi shifra konkrete të analizuara nga ekspertët më të mirë të botës, të cilët nuk kanë asnjë interes politik në Shqipëri.

Kjo nuk duhet të na habisë. Ne të gjithë e dimë se borxhi në Shqipëri është rritur me 30% gjate qeverisjes së Edi Ramës. Ne të gjithë e dimë se si shqiptarët për shkak të lojrave politike të Edi Ramës do të duhet ti paguajnë Begetin për Agon Channel plot 110 milion Euro, e shtojmë këtu edhe interesat të cilat arrijnë shifrën marramendase prej 236 milion Euro.

Korrupsioni nga ana tjetër në Shqipëri nuk është fshehur por është i hapur dhe i vërtetuar por i pandëshkuar. Kjo është një fjali e cila mbështetet te raporti i Departamentit të Shtetit në SHBA.

DASH ka raportuar se Shqipëria vuan nga pandëshkueshmëria pra jo nga evidentimi i korrupsionit. Dhe në fakt çdo shqiptar e njeh aferën e Unazës së Re por asnjë nuk është arrestuar. Të gjithë janë të informuar për PPP-të antikushtetuese por nuk ka asnjë që të jetë arrestuar, e kështu janë shumë e shumë raste të tjera nën qeverisjen e Edi Ramës.

Keto raporte vërtetojnë se në 8 vite qeverisje nga Rama, Shqipëria është dëmtuar ekonomikisht për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit masiv që ka rrëmbyer paratë e qytetarëve për tua shpërndarë një grushti të vogël njerzish. Njëkohësisht është sulmuar liria për shkak të sundimit qeverisës mbi jetën e një populli të varfëruar nga korrupsioni, i cili mbijeton si rrjedhojë e shkatërrimit total nga një sulm frontal që i është bërë sistemit të drejtësisë.

Në këtë gjendje të mjerueshme ekonomike qytetarët zgjodhën largimin nga vendi. Sipas raporteve ndërkombëtare sot numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Shqipëria, madje numri është edhe më i lartë se Siria, ku kjo e fundit ndodhet nën një regjim dhe në një luftë konstante.

Një faktor i rëndësishëm i përpëlitjes së ekonomisë janë edhe taksat e rritura në nivelet më të larta historike në vend. Sot Shqipëria ka taksat më të larta në rajon ndërkohë që njëkohësisht ka rrogat më të ulëta.

Rritja e taksave për një qeveri abuzuese e mbytur nga korrupsioni, është e domosdoshme sepse paratë që vidhen nga buxheti me PPP dhe me tendera për projekte korruptive, siç përmenden edhe nga FMN, boshatisin buxhetin e shtetit duke e bërë të vështirë pagesat për pensionet apo kujdesin ndaj qytetarëve në nevojë për ndihmë ekonomike.

Për këtë arsye rritja e taksave është esenciale nga rilindasit për të zëvëndësuar vjedhjen e parave publike. Kjo skemë bën që shqiptarët të mos kenë prej vitesh rritje të pensione dhe rrogave por përkundrazi.

Kjo është një skemë e majtë dhe patjetër kriminale që varfëron në mënyrë konstante qytetarët shqiptarë.

Ky lloj regjimi ka një fund të padiskutueshëm.
Ndaj sot ndryshimi në qasjen ndaj qeverisjses së vendit, ekonomisë dhe qytetarëve nuk është çështje pasionesh por emergjencë kombëtare. Është padiskutim emergjencë si rrjedhojë e shifrave alarmuese të rritjes së borxhit, mungesës së investimeve dhe patjetër përqafimit zyrtar të mazhorancës aktuale me korrupsionin si një partner për rritjen e pushtetit.

Vendi është në limite dhe patjetër qytetarët shqiptar janë në limitet e mbijetesës së tyre. Por problemet nuk zgjidhen duke lexuar apo komentuat faktet tronditëse të lartpërmendura por duke u bërë pjesë e ndryshimit, të cilin qytetarët dhe vendi sot e kanë aq të domosdoshme.

Ndryshimi duhet për të rikthyer normalitetin, për të liruar tregun nga kthetrat e shtetit të korruptuar.
Ndryshini duhet patjetër dhe për shkatërrimin e sistemit të pandëshkueshmërisë të instaluar nga Edi Rama.

Kjo e fundit në fakt është dhe më e lehta pavarësisht se komentohet si diçka e pamundur. Arsyeja pse është më e lehta është sepse provat dhe faktet janë sot që ne flasim në dritën e diellit dhe do të mjaftonte pavarësia e drejtësisë nga politika që kjobtë bëhej realitet. Me humbjen e rilindasve që kanë kapur drejtësinë me 25 Prill do të rivendoset padiskutim drejtësia e munguar dhe drejtësia e mohuar, e kushdo që me talentin e vjedhjes dhe jo me profesionalizëm do të mbajë përgjegjësi.

Ndryshimi është shpëtimi.
Ndryshimi është e vetmja shpresë mbijetese në kushtet e bombës ekonomike që ka plasur në Shqipëri me Rilindjen e Edvinit.

Bashkë për ndryshim në 25 Prill

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...