Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një tur elektoral në 9 qytete të Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, për 24 orë.
Basha e ka nisur turin mëngjesin e djeshëm në Sarandë, dhe mesnatën e kaluar ka mbërritur në Tropojë. Ndërsa këtë mëngjes, Basha ka zhvilluar takimin elektoral në bastionin e djathtë, ku është pritur nga një numër i madh njerëzish.
Me makina, flamuj, muzikë, tupane e valle, si dhe thirrje të shumta “Basha”, “Rama Ik”, Basha ka zhvilluar takimin elektoral në Tropojë, për të vijuar me të tjera takime