Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i përgjigjet me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se “patronazhistët e dinë është që Presidenti do dalë nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson ramën “Kryefuks”, ndërsa thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar. Sipas Metës, referendumi ër rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!
Reagimi i Metës:
Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! 🇦🇱