Basha me Kryemadhin në Kombinat: Rama po përpiqet të hapë një deriçkë që të bëhet pjesë e qeverisë, por koalicionin e bëjmë me LSI!

Diel, 18 Prill 2021 21:33

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë i prerë nga Kombinati ku krah Kryemadhit ka deklaruar se koalicioni në qeveri do të jetë me LSI.

Basha thotë se Rama po përpiqet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë, por e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill.

 

Duket se kjo është e disata herë që Basha refuzon ofertën e Ramës për bashkëpunim pas 25 prillit.

‘’Pjesë e ndryshimit dhe Rindërtimi. Ta përfundojmë sa më shpejt. Ndryshimi dhe këtu. Rindërtimi kalon në tre faza, vlerësimi i çdo ankese me transparence, kompensim dhe rindërtim, eleminim i çdo procedure burokratike. Dy dimër në caddra mijëra familje.

Etja për ndryshim shihet anëembanë, tek nënat, të rinjtë e mrekullueshëm.

Votën e 25 prill ta kthejmë në qeverisje të shpresës, të zgjidhjeve reale.

Ju ka rënë në sy edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe do të bëhet pjesë e qeverisë. Koalicioni për Ndryshim do e bëjë koalicionin me LSI, me qëllim për t’i dhënë vendit një qeevrisje të shpresës, qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë. Brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje që kthen sytë tek ekonomia, punësimi i mirëqenia. Të vijojmë këto 7 ditë maratinën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton.’’- tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...