Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në kuadër të fushatës elektorale, ka qenë së bashku me liderin e PD-së Lulzim Basha në Kombinat.
Kryemadhi, në fjalën e saj, ka komentuar edhe deklaratat e bëra sot nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Kryemadhi theksoi se deklarata e Vuçiç tregonte hallin e madh që ka Rama. Ajo shtoi se Rama sheh armikun te çdokush që kërkon ndryshimin në Shqipëri.
“Jemi të dy bashkë, edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment. Erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve. Fronti opozitar mendon për shqiptarët. Ne jemi fronti shqiptar. Rama po rindërton vetëm xhepat e vet 3D. Jemi një me të gjithë Shqipërinë.
Deklarata e Vuçiç tregon hallin e madh të Ramës. Edi Rama shikon armik te çdokush që dëshiron ndryshimin. Ne do i qëndrojmë rindërtimit deri në fund. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë në Europë, nuk votojnë një të mbaruar që i ka ikur koha”, deklaroi Kryemadhi