Ish-Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle, prej dy vitesh i sëmurë, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Kryeparlamentari Ilir Meta nëpërmjet një letre ka shprehur ngushëlluar për këtë humbje. Meta vlerëson se Westerwelle ka qenë një politikan i dedikuar Europianist, një mbështetës i Integrimit të Shqipërisë.
“Me z. Westerwelle kam patur kënaqësinë të bashkëpunojmë për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. Westerwelle një politikan i parimeve me peshë në Gjermani dhe në Europë. Ndarja e tij në moshë kaq të re, është një lajm i trishtë për të gjitha ata që e kanë njohur nga afër”, -është shprehur Meta