Basha nga Pogradeci: T’ua kthejmë vendin shqiptarëve. Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj, bashkë do fitojmë!

Tuesday, 20 Prill 2021 19:47

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e tij sot në Pogradec. Ai është pritur nga përkrahës dhe simpatizantë të PD-së, me duartrokitje dhe ovacione.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se më 25 prill vendi do i kthehet qytetarëve shqiptarë, ndërsa ftoi pogradecarët që të votojnë numrin 9.

“Zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjej. Çfarë nuri i keni sjellë sot Pogradecit. Çfarë nuri i përcillni mbarë Shqipërisë, me sytë plotë gëzim dhe buzëqeshje, pasi e diela është dita juaj. Dita e pogradecarëve, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Nuri i fitores në shpirtit e pogradecarëve dhe korçarëve, të vlonjatëve dhe shkodranëve, nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anë e mbanë Shqipërisë. Zemrat janë mbushur me shpresë dhe besim, ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë. Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj. Bashkë do fitojmë!”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...