Basha flet për bashkëpunim dypalësh me Kosovën: Do njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona e arsimin, bashkë në BE

Tuesday, 20 Prill 2021 22:24


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sot në ‘A Show’ të Adi Krastës foli për bashkëpunim dypalësh me shtetin e Kosovës.

Ai pohoi se synim i bashkëpunimit të tij me këtë shtet është njëjtësimi i ekonomisë së dy vendeve, arsimit si dhe të qenurit bashkë në BE.

“Qëndrimi në raport me Kosovën është i qartë dhe ne do ta mbështesim Kosovën dhe institucionet e saj në të gjitha sfidat. Së pari, në njohjen ndërkombëtare nga vendet që nuk e kanë njohur akoma, në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare në të cilat meriton të ketë vendin e saj dhe në koordinimin e fuqishëm të të gjitha vendimmarrjeve sa i përket politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion dhe në mbështetje të Republikës së Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj. Padiskutim prioriteti numër një në bashkëpunimin dypalësh është që ne të njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona, të njëjtësojmë arsimin dhe të gjitha aspektet sociale dhe kulturore duke bërë kështu edhe provën e parë gjenerale të aftësisë tona si dy shtete për të qenë së shpejti së bashku anëtare të Bashkimit Europian.”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...