‘Rama e ka humbjen të sigurtë', media greke: Korrupsioni, negociatat, skandali i vjedhjës së të dhënave....

E mërkurë, 21 Prill 2021 09:11

 

Media greke ‘Protothema’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Shqipëri, ku thotë se ato mbahen në klimën e një serie dështimesh, korrupsioni e skandalesh, si dhe një vonese sa i takon plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.

“Shqipëria është në prag të ndryshimit të pushtetit”, thuhet në shkrim duke lënë të kuptohet ideja e rotacionit të pushtetit.


LEXO EDHE:
Faqet e para/ Ja çfarë shkruajnë gazetat për të mërkurën, 21 prill 2021

“Edi Rama do të përpiqet të rizgjidhet megjithëse analistët besojnë se korrupsioni dhe përparimi i ngadaltë në negociatat e integrimit në Bashkimin Evropian do ta bëjnë Kryeministrin shqiptar të luftojë fort për të qëndruar në pushtet”, shkruan më tej media greke, ndërsa nuk lë pa pëmendur dhe skandalin me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga e-albania.

 

 

“Skandali i fundit ka të bëjë me përdorimin e të dhënave personale elektronike, E-Albania, një portal qeveritar që mban të dhëna private dhe të mbrojtura për çdo qytetar të Shqipërisë. Të dhënat dyshohet se i janë dhënë partisë së Edi Ramës dhe prandaj secilit qytetar i është caktuar një patronazh i anëtarit të partisë.

 

Në zbulimin e këtij skandali shënimet e individëve patronazh përfshinin deklarata raciste dhe madje edhe plane për izolimin e votuesve të caktuar duke i mbajtur ata me forcë ditën e zgjedhjeve. Vetëm disa ditë nga zgjedhjet, qeveria e Edi Ramës imponon karantinë 14-ditore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që synojnë të udhëtojnë në vendlindjet e tyre, një veprim i interpretuar si një përpjekje për të dekurajuar ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundon shkrimi në median greke

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...