Presidenti Meta: Elbasani i qytetarisë është kthyer në qytet problematik. Policia dhe prokuroria të mos jenë të njëanshme

E mërkurë, 21 Prill 2021 20:27

 

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme qytetin e Elbasanit, pas ngjarjes ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

 

Kreu i shtetit, në një intervistë për median lokale, ka shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria të mos jenë të njëanshme.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarisë është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për televizionin e Elbasanit, “Info Focus” .

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar nga palët politike të shmangin situata të ngjashme.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”,- tha kreu i shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...