I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!
Basha thotë se mbështet deklaratat e bëra ditën e sotme nga ambasadorja Yuri Kim.
“PS nuk ka nevojë të angazhojë qytetarë të mbrojnë votën, sepse qeveria e ardhshme do të garantojë që të mbyllë një herë e mirë zgjedhjet si arenë e përplasjeve. Jam dakord me deklaratën e Kim.
Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin”, theksoi Basha