Kryemadhi tregon për sa vota u grabitën mandatet e LSI në Durrës, Berat dhe Korçë

E mërkurë, 28 Prill 2021 13:17

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për shtyp, u bëri thirrje numëruesve të jenë vigjilentë dhe të numërojnë çdo votë për kandidatët e LSI-së, pasi në Durrës, Korçë dhe në Berat mandatet e LSI janë grabitur për t’i marrë Pasrtia Socialiste.

”LSI do të vazhdojë denoncimet e saj për çdo manipulim që është bërë në këtë proces. U bëj thirrje të gjithë numëruesve dhe të gjithë anëtarëve të KZAZ të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit vetëm më 139 vota, deri tani kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme për PS, prandaj në Berat, në Korçë, në Durrës kudo numëruesit dhe komisionerët tanë të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët dhe të PS për kandidatët dhe të PD për kandidatët.

 

Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe të Durrësit, mandate të cilat i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës, prandaj 40 vota i hiqen mandatit të LSI dhe i jepet Edi Ramës, pra e kuptoni simbolikën e rëndësishme.

Për 150 vota i hiqet mandati Endrit Brahimllarit dhe i jepet Niko Peleshit dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota në sekondë duke i hequr mandatin Ardit Çelës dhe duke ia dhënë Blendi Klosit. Prandaj kjo është tradhtia më e madhe vetëm në 3 mandate, pa llogaritur procesin zgjedhor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...