DW:Insiston Ambasadori gjerman Zingraf që akuzat për blerjen e votës të trajtohen pa vonesë

E Enjte, 29 Prill 2021 09:54

 

Nga DW-

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një deklaratë (28.04) për zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2021 e vlerëson ditën e zgjedhjeve “të qetë dhe thuajse kudo të paqtë”.

 

“Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, tregon qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë”, thekson ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Akuzat dhe ankesat për zgjedhjet të trajtohen pa vonesë

Lidhur me akuzat dhe ankesat për zgjedhjet mes tyre edhe ato për shitblerjen e votës, ambasadori Zingraf thekson se “ato duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”, shprehet ai.

Ai vlerëson vetëpërmbajtjen dhe maturinë e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve. “Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Qeveria e PS do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash,” vë në dukje ambasadori gjerman Zingraf në deklaratën e tij.

Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për opozitë të fortë

Ai ka përgëzuar Partinë Demokratike,“që ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit:”

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj,” përfundon deklarata e ambasadorit gjermannëTiranë, Peter Zingraf për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit

Modifikuar më E Enjte, 29 Prill 2021 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

Politikë

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

  Një person ka pirë fotoksinë para dyerve të SPAK-ut. Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj i datëlindjes 1961 nga Lezha ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.    Pasi ka pritur ca kohë...

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...