Hetim për zgjedhjet, votat u blenë me miliona EURO

Premte, 30 Prill 2021 09:39

 

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit i dha pushtetin për herë të tretë Edi Ramës. Ky rezultat ka nevojë të lexohet mirë nga opozita, së pari, për të kuptuar sa prej këtij pushteti është legjitim dhe sa u tjetërsua nga votat blera dhe nga bashkëpunimi i politikës me krimin. Së dyti, për të kuptuar gabimet e vetë opozitës dhe për të menduar ringritjen. Ndërkombëtarët e njohën qeverinë ende pa mbaruar numërimi i votave, sepse si gjithmonë për sytë e Perëndimit stabiliteti është më i rëndësishëm se demokracia dhe standardet. Por njohja e pushtetit të Edi Ramës nga ndërkombëtarët, nuk do të thotë se opozita duhet t’i pranojë këto zgjedhje si të lira dhe të ndershme, të paktën moralisht. Pushteti që prodhoi 25 prilli nuk pasqyron vullnetin e popullit dhe votat që ishin në kuti rezulton se ishin manipuluar shumë më herët sesa të niste procesi. Qeveria vendosi në zbatim një mekanizëm vjedhje që ka nisur shumë kohë para zgjedhjeve.

Manipulimi ka nisur që më përdorimin e administratës në zgjedhje dhe kërcënimin e gjithë trupës së nëpunësve publik me vendin e punës. Por manipulimi më i madh dhe më flagrant në këto zgjedhje ka të bëjë me blerjen e votave. Janë me mijëra denoncime publike, nga qytetarë, media dhe nga vëzhgues vendas dhe të huaj që kanë ndjekur procesin para 25 prillit, që flisnin për një fushatë me euro dhe lekë në dorë. PS-ja ka votuesit e saj historikë dhe nuk i është dashur të blejë gjithë votat. Mandatet që i kanë dhënë fitoren janë katër dhe blerja e votës është bërë më një operacion të sofistikuar për 40-50 mijë vota. Mekanizimi i blerjes së votave nuk është lënë në dorë të kandidatëve apo ministrave direkt. Pushteti ka dhënë lekët dhe eurot e korrupsionit për elementë të veçantë, të cilët kanë zbatuar planin e vjedhjes së votave. Faktet tregojnë si në rastin e Elbasanit, se persona me precedentë penalë, përfaqësues të krimit të organizuar kanë vepruar si skuadra të blerjes së votave për Partinë Socialiste.

 

Mekanizimi i vjedhjes së votes nuk është kryer krejtësisht ditën e zgjedhjeve, por javë dhe muaj para 25 prillit. Sekserët e kandidatëve dhe drejtuesve të shtabeve janë hedhur në veprim kohë më parë për të bërë pazaret dhe për të dhënë shumat e parave. PD, LSI dhe partitë e opozitës kanë bërë rreth 1 mijë denoncime që flasin për manipulim të zgjedhjeve. Denoncimet nisin nga përdorimi i administratës në zgjedhje dhe deri në raste që janë kapur për blerje votash. Denoncimet e opozitës japin vetëm një pamje të asaj që ka ndodhur. E vërteta është se kemi të bëjmë me një vjedhje industriale që ka nisur nga drejtuesit e PS nëpër qarqe dhe përfundonte deri te sekserët dhe të fortët e lagjeve. Rezultati i zgjedhjeve për partitë dhe kandidatët flet më qartë se çdo denoncim tjetër. Parti pa program dhe pa zyra elektorale kanë marrë vota të pashpjegueshme. Kandidatë që nuk i ka njohur askush, deri në momentin që po numërohen votat, rezultojnë të jenë votuar më shumë sesa figurat historike të Partisë Socialiste.

Drejtësia e re, pas reformës së famshme, ka përballë betejën më të rëndësishëm të ekzistencës së saj. Ky krim elektoral që ka ndodhur ditët dhe muajt e fundit po prodhon një pushtet të korruptuar me paratë e krimit dhe të aferave qeveritare. Një pushtet i tillë nuk do të sjellë qeverisje më të mirë dhe as zhvillim për vendin. Ky pushtet, nëse nuk ndëshkohet krimi zgjedhor, do të përsëris atë që pamë më 25 prilli. Katër vite do të vjedhin dhe keqqeverisin dhe kur të afrojnë zgjedhjet do të blejnë prapë votat. Kjo masakër elektorale duhet ndëshkuar, ndryshe Shqipëria do të jetë vetëm vendi i krimit dhe korrupsionit që blenë rregullisht votat dhe zgjedhjet si proces politik nuk kanë asnjë vlerë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...